Gjergj Vyshka 10.12.2014 15:15
Prishtinasit e kanë nisur në sulm ndeshjen, ndërsa falë koshave të saktë të Berishës, Bavçiç dhe Azemit është shkëputur deri në 6-0. Mirëpo Vllaznia nuk dorëzohet. Bërdica dhe Saralija, ky i fundit me trepikësh, ngushton deri në 6-5. Ndoja e ka kaluar në epërsi 7-6, por Berisha me një dypikësh dhe një gjuajtje të lirë sërish e nxjerr SIGAL-in përsëri në epërsi 7-9.
SIGAL Prishtina thellon përsëri 7-16, 9-18 dhe në përfundim të pjesës së parë fiton 18-29. Pjesa e dytë është një thellim i epërsisë së SIGAL-it, që ka shkuar deri në 44-39, dhe kjo falë këmbënguljes së kuqebluve për të mos u dorëzuar. Sepse pjesa e dytë është fituar nga Vllaznia 21-15. Në të tretën luhet pikë më pikë, aq sa pjesa e tretë ka përfunduar 15-17, por në fund përsëri 54-61 për prishtinasit.
Në përfundim SIGAL Prishtina ka fituar me 10 pikë diferencë, 88-78, ndërsa shënuesit më të mirë janë Dardan Berisha dhe Saralija, të cilët kanë shënuar nga 29 pikë secili. Përfundimisht Vllaznia nuk ia ka dalë me prishtinasit e SIGAL-it duke mbetur tek pesë humbjet e zero fitoret.
Vllaznia – SIGAL Prishtina 78-88
(18-29, 21-15, 15-17, 24-27)
Vllaznia: Bërdica (8), Ndoja (11), Pajoviç (10), Saralija (29), Gavraniç (15) / Arra (5), Bekteshi. Trajner: B. Gjeçaj
SIGAL Prishtina: Berisha (29), Bavçiç (23), Azemi (13), MekGi (1), Halls (15) / Mazreku (5), Hasani (2). Trajner: S. Hadxhiç
Gjyqtarë: M. Ciulin (Rumani), A. Pavlov (Maqedoni), M. Kaludjeroviç (Mali i Zi)
Liga Ballkanike
Basketboll – Meshkuj
Grupi B
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- SIGAL Prishtina 5 4 1 430-386 9
- Kozuv 4 4 0 353-280 8
- Mornar 4 2 2 251-253 6
- Krajova 4 1 3 316-336 5
- Vllaznia 5 0 5 261-356 5