Gjergj Vyshka 22.08.2016 13:20
Shqipëria ka arritur duke e rritur nivelin e saj të lojës në turneun miqësor në Qipro, teksa ka fituar me Katarin 71-70. Pavarësisht se në dy pjesët e para Katari ka qenë në epërsi, 12-20 dhe 10-14, me një total 22-34, përmbysja e madhe ka ardhur në dy pjesët e tjera.
35-24 ka qenë pjesa e tretë dhe 57-58 për Katarin. 14-12 për tanët në të fundit dhe 71-70 për ne në një ndeshje shumë të mirë. Ndërkohë kuqezinjtë vijnë sot në Tiranë për të udhëtuar të nesërmen drejt Estonisë për turneun e dytë miqësor.
Shqipëri – Katar 71-70
(12-20, 10-14, 35-24, 14-12)
Shqipëria: Vogli (5), Gjonaj (2), Jani (2), Dusha (21), Lasku (13), Gjyzeli, Topalli, Hysenagolli (17), Shima (10), Kola. Trajner: A. Konstantinides
Katari: Sad (8), Al-Darvish, Uotson (4), Al-Muftah, Akl, Mohamed (9), Saed (21), Abdelhalim (5), M. Mohamed (18), Adam (1), Abdelkaui (4). Trajner: V. Fragkias