Gjergj Vyshka 28.05.2016 15:25
Dje pasdite në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” ka përfunduar seleksionimi i Kombëtares së Nën-16-vjeçarëve, e cila drejtohet nga Afrim Bilali dhe ndihmësit e tij Mikel Serbo dhe Henri Moja. Në këtë seleksionim treditor janë paraqitur 130 kandidatë, 75 të përzgjedhur dhe provuar ditën e parë dhe 65 të përzgjedhur dhe provuar ditën e dytë.
Në përfundim të dy ditëve të para janë seleksionuar 40, të cilët kanë bërë një stërvitje të përbashkët, atje ku tashmë janë vendosur 20 emrat që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Divizionin C në Nikozia të Qipros, nga data 17, deri më 24 korrik 2016. Në takimet e këtij grupi, Shqipëria do të ketë për kundërshtarë Gjibraltarin, Moldavinë, Andorrën dhe Armeninë.
“Ne vendimin përfundimtar për ata që do të stërviten në këtë kombëtare do ta japim të hënën në drekë, ndërsa përzgjodhëm 20 kandidatët kuqezi”, – ka thënë shkurtimisht Bilali, ndërsa kështu ajo e Nën-16-vjeçarëve djem është kombëtarja e parë e basketbollit shqiptar që pëzgjidhet. “Pres akoma më shumë nga kjo skuadër, ka nevojë për më shumë cilësi”, – ka përfunduar Bilali.