AlbanianSport.com 31/01/2024 19:55
ASNN – Pasi Prishtina pati fituar të martën derbin e skuadrave të Kosovës ndaj Penzës, dhe Flamurtari fitoi atë të skuadrave të Shqipërisë ndaj Flamurtarit, të mërkurën ka qenë Bashkimi që ka fituar në Tiranë ndaj Partizanit. Kështu, veprimtaria mbarëkombëtare e basketbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, Liga Unike, ka mbyllur të mërkurën javën e dytë tek femrat, pasi është luajtur edhe takimi i fundit, ai midis Partizanit dhe Bashkimit të Prizrenit.
Dhe pasi Prishtina pati fituar të martën derbin e skuadrave të Kosovës ndaj Penzës, dhe Flamurtari fitoi atë të skuadrave të Shqipërisë ndaj Flamurtarit, të mërkurën ka qenë Bashkimi që ka fituar në Tiranë ndaj Partizanit. Skuadra prizrenase është bërë kështu një nga dy skuadrat e vetme që i kanë fituar të dy ndeshjet e para, së bashku me Prishtinën.
Në fakt, ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ka parë skuadrën mike të mbizotëroi nga fillimi deri në fund, duke i fituar të 4 10-minutëshat e lojës. Kështu, ai i pari ka qenë përgjithësisht i luftuar dhe skuadra e Bashkimit e ka fituar atë me 3 pikë epërsi, 15-12. Ndërkaq edhe 10-minutëshi i dytë ka folur për prizrenaset, që e fitojnë atë 25-19 dhe shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar 40-31.
Edhe dy 10 minutëshat e dytë kanë qenë një rrugë me një kalim për skuadrën nga Kosova, teksa Partizani nis e davaritet në parket. Me shifrat 21-14 është fituar 10-minutëshi i 3-të nga skuadra e Bashkimit, që kryeson kështu 61-45 pas një gjysmë ore lojë dhe vijon ta marrë edhe 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit edhe më thellë, 26-18, dhe gjithë takimin 87-63, duke mbajtur kreun e renditjes së Ligës Unike të basketbollit për femra pas dy javëve të para, me 4 pikë, po aq sa ka edhe Prishtina, ndërsa Flamurtari dhe Tirana kanë nga 3 pikë, dhe Partizani e Penza nga dy pikë secila.