Gjergj Vyshka 28.10.2015 07:05
Federata e Basketbollit e Malit të Zi e ka miratuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Pala shqiptare, edhe për shkak të kushteve të këqija infrastrukturore, por dhe në mungesë të një pallati të sportit sipas standardeve të kërkuara nga Federata Evropiane dhe Botërore e Basketbollit, kishin kërkuar që më 25 nëntor ndeshjen e parë ta luanin në Podgoricë.
Me shpresën se në shkurt më pas gjërat do të kenë ndryshuar. Dhe për rrjedhojë, malazezët edhe me shumë mirëkuptim, por duke gjetur edhe miratimin e Federatës Evropiane të Basketbollit, e kanë miratuar këtë kërkesë të FSHB-së.
Që do të thotë se kombëtarja e basketbollit për femra, tashmë nën drejtimin e Erdal Borovës, do të ketë dy ndeshje jashtë fushe në fillimin e Eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2017.
Të parën më 21 nëntor në Itali dhe të dytën më 25 nëntor në Malin e Zi.