AlbanianSport.com 26/03/2019 18:55
ASNN – Sekretari i Përgjithshëm i Federatës sqaron çështjen e ndeshjes Elbasani-Tirana Eagles Basket. Edhe koshi shqiptar është përfshirë më së fundi në vorbullën e basteve.
Një “e-mail” i mbërritur më së fundit në zyrat e Federatës së Basketbollit ka sinjalizuar për shuma të pazakonta parash të vendosura për ndeshjen e 23 marsit të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Meshkujve, Kategorisë së Parë, midis Elbasanit dhe Tirana Eagles Basket, që u fitua në mënyrë të papritur nga vendasit 98-85.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Korab Llazani, ka sqaruar edhe kontaktet që janë vendosur për këtë qëllim. Nr. 2 i organizmit që qeveris koshin në vend ka theksuar se FSHB-ja do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për sqarimin e kësaj çështjeje.