Gjergj Vyshka 19.01.2016 15:15
Që nga 1 janari e deri më sot, të paktën në kryeqytet, basketbolli shqiptar ka lëvizur në këtë merkato dimrit. Enea Gozhdari nga Superiori tek Partizani, Kevin Troja nga Virtus tek Superiori, Joni Latifi tek Ardhmëria Basket, Tice, Gorellari, Vogli, Hasa tek Eagles Basket.
Por dhe pse janë deklaruar si emra nëpër media, ndërsa priten dhe të tjera lëvizje, sidomos në skuadrat e kreut të renditjes në Superiore, në Federatën Shqiptare të Basketbollit nuk është bërë asgjë zyrtare. Të paktën kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani.
“Lëvizje mund të ketë, por deri më tani zyrtarisht tek unë nuk ka ardhur asnjë”, – ka thënë kryekzekutivi i Federatës Shqiptare të Basketbollit. Merkato e dimrit përfundon më 31 janar, kurse ka dhe një dritare tjetër, kundrejt një pagese prej 1,000 eurosh, nga 1 shkurt-31 mars 2016.