Gjergj Vyshka 17.08.2016 18:55
Ermal Kuqo, Klaudio Ndoja dhe Franko Bushati janë ata që i mungojnë kësaj Kombëtareje, të cilët nuk kanë ardhur për arsye të tjera.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, ka sqaruar për të gjithë mediat se dyert janë të hapur për të gjithë.
Por ai ka shtuar se nuk mund të qëndrojnë pafundësisht të hapura për ata që nuk duan të vijnë.
“Trajneri Antonis Kostantinides i ka bërë ftesë të gjithë lojtarëve për t’iu bashkuar ekipit kombëtar”, – ka sqaruar nr. 2 i organizmit që qeveris koshin shqiptar.
“Ata janë përgjigjur me “jo” definitive, – vijoi Llazani. – Tashmë vazhdohet të punohet me ata që janë pjesë e këtij grumbullimi.”,
Ndërsa presidenti Ponari ende ka mbajtur shpresat gjallë për “natyralizimin” e dy amerikanëve për Kombëtaren kuqezi.