Gjergj Vyshka 02.03.2017 15:25
Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, dje ka gjykuar ndeshjen e tij të 15-të në Ligën e Kampioneve.
Ai ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen Dinamo Sasari-Lë Mans Sarthe 79-63 (16-14, 20-18, 16-19, 27-12), e vlefshme kjo për turin e 32-shes.
Gjyqtar i parë në këtë sfidë ishte greku Panajotis Anastopulos, kurse i tretë slloveni Milan Nedoviç.
E kështu Cici ka mbërritur në numrin 21 të ndeshjeve ndërkombëtare; 15 në Ligën e Kampioneve, 4 në “FIBA Europe Cup”, dy në EuroLigën e femrave.
Që do të thotë se është gjithnjë në parketin ndërkombëtar me bilbil.