Gjergj Vyshka 26.10.2016 08:50
Liga Ballkanike në ditën e tretë të saj ka rikthyer gjyqtarët ndërkombëtar të basketbollit në parket.
Ervin Koçi dhe Erjon Hoxhaj dje kanë qenë në ndeshjen e luajtur në Zupa të Malit të Zi, atje ku Teodo ka fituar 85-79 ndaj Kozhuvit në një ndeshje të vlefshme për grupin A.
Gjyqtarë i parë në këtë takim ka qenë boshnjaku Dragan Kralj, kurse i dytë dhe i tretë shqiptarët Ervin Koçi dhe Erjon Hoxhaj.
E të 3 gjyqtarët kanë qenë nën vëzhgimin e malazezit Nikola Lepetiç. Ndërkohë po për grupin A, Beroe Stara Zagora ka shënuar fitoren e tretë.
Ajo ka mundur Bashkimin e Prizrenit me shifrat 82-73. E java mbyllet sot me ndeshjen e grupit B mes MKK Feni Industries dhe Trepçën e Mitrovicës.