Dje është luajtur ndeshja e fundit e grupit A të Ligës Ballkanike për javën e 9-të, ndërsa Kozhuvi ka fituar derbin maqedonas me Kumanovon, 89-71 (22-13, 18-17, 25-21, 24-20). Në këto kushte, Kozuvi është ngjitur në vendin e katërt, ndërsa Bashkimi e Sigal Prishtina, duket se e shohin veten jashtë kësaj veprimtarie.
Ndërkohë dje në Gjevgjelia në Pallatin e Sportit “26 prilli” kanë qenë edhe dy gjyqtarët ndërkombëtarë shqiptarë, Ervin Koçi dhe Erjon Hoxhaj. I pari ka mbërritur në numrin 10 të ndeshjeve në Ligën Ballkanike, kurse i dyti në numrin 4, ndërsa me ta ishte dhe greku Jorgos Pursanidis dhe vëzhgues Jorgos Tanatzis.
Kësisoj Koçi dhe Hoxhaj vijojnë të vlerësohen në arenën ndërkombëtare, më së shumti në Ligën Ballkanike.
Liga Ballkanike – BIBL 2016-2017
Basketboll – Meshkuj
Grupi A
Java e 9-të
(16-19 janar 2017)
Të hënën:
SIGAL Prishtina – Bashkimi Prizren 87-81
Të martën:
Beroe Stara-Zagora – Teodo 94-72
Të enjten:
Kozhuv – Kumanovo 2009 89-71
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1. Kumanovo 9 6 3 733-711 15
2. Beroe Stara-Zagora 9 6 3 749-729 15
3. Kozhuv 9 4 5 728-690 13
4. Teodo 9 4 5 733-725 13
5. Bashkimi Prizren 9 4 5 697-712 13
6. SIGAL Prishtina 9 3 6 696-771 12