AlbanianSport.com 27/11/2018 15:15
ASNN – Atmosfera është pozitive tek përfaqësuesja e Kosovës në basketboll në basketboll për meshkuj,por ekipi që ka në dispozicion përzgjedhësi Damir Mulaomeroviq për dy ndeshjet e radhës, vlerësohet të mos jetë më i miri i mundshëm, përkatësisht më i miri që ka pasur Kosova deri më tani.
Mund të jetë e kundërta, nëse për bazë merren emrat e lojtarëve që janë aktualisht në përfaqësuese. Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, të dielën Kosova ka nisur stërvitjet në Debrecen të Hungarisë, ndërsa të enjten luan ndaj Rumanisë në Oradea, në kuadër të Grupit B të turit të dytë paraeliminator për “Eurobasket 2021”.
Ndërsa të dielën luan në udhëtim ndaj Maqedonisë në Gjevgjeli. Të hënën me përfaqësuesen në Debrecen janë bashkuar Lis Shoshi, Gëzim Morina e Andi Shehu. Janë këta tre lojtarët e vetëm të Kosovës që bëjnë karrierë jashtë vendit. Të tjerët janë të klubeve kosovare.
Me gjithë pritshmëritë, Kosova do të jetë pa lojtarë amerikanë, përkatësisht lojtarë të natyralizuar. Është shpresuar që të bashkohet për herë të parë me Kosovën fundori amerikan Malcolm Armstead, por ai është dëmtuar të shtunën, teksa po luante me skuadrën e tij në Turqi.