AlbanianSport.com 07.07.2015 13:35
ASNN – Basketbolli shqiptar nuk është ende në ditët e tij të mira, por në Kosovë është e kundërta, atje ka cilësi dhe skuadrat kombëtare të Kosovës mund të kenë sukses në arenën ndërkombëtare. Madje edhe në rang ballkanik, klubet kosovare spikasin për cilësi.
Ndërkohë, Kosova e Nën-16-vjeçarëve të basketbollit e ka shkruar historinë, duke u bërë ekipi i parë përfaqësues që debuton në një ndeshje zyrtare ndërkombëtare në këtë sport. Kosova ka arritur fitore bindëse me rezultatin 84-27 ndaj Gjibraltarit. Atik Koshi ka qenë pikëshënuesi më i mirë me 16 pikë të realizuara.
Ndërsa Peçi ka shënuar 14 të tjera. Kosova ka në grup edhe përfaqësuesen e Monakos
dhe Uellsit që po ashtu priten rezultate pozitive ndaj tyre.