Gjergj Vyshka 01.02.2016 07:05
21 ndeshje janë luajtur për Nën-16 dhe Nën-18-vjeçarët në basketboll për djem e vajza. Tek Nën-16-vjeçarët janë 11 ndeshje, kurse tek moshat deri në Nën-18-vjeçarët janë 10 të tilla. Një bollëk për ta pasur zili të gjithë.
Rikthehen në parket të rinjtë e të rejat pas një ndërprerje më shumë se njëmujore, por nis dhe kampionati për Nën-16-vjeçarët. Plot 21 ndeshje, ndërsa këtu mund të nisë seleksionimi për kombëtaret.
Basketbolli shqiptar i është rikthyer parketi jo vetëm me kampionatin e të rinjve dhe të rejave, që del në fushë pas gati një muaj e dhjetë ditë, por dhe garën kombëtare të moshës deri në 16 vjeç. Plot 21 ndeshje, atje ku shumica është luajtur në Tiranë, por pa harruar këtu edhe përballjet në Fier, Durrës, Pogradec, Shkodër, Elbasan, Kamëz, Korçë, Përmet e Vlorë.