Basketboll / Konstantinides: Infrastruktura, refuzimet, “këshilltarët e këqinj”… (II)

Share Button

Endi Tufa (Top Channel) 22.08.2017 15:35

Trajneri i përfaqësueses shqiptare të basketbollit, Antonis Kostantinides, ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas paraeliminatoreve të Botërorit 2019, me shumë brenga. Oferta për drejtimin e skuadrës kuqezi për të ishte një krenari dhe një ëndërr, por që ju ndërpre, sipas tij, nga vetë ata që ja ofruan.

Në një intervistë ekskluzive për “Top Channel” përpara largimit nga Shqipëria, Kostantinides tregon hapur çfarë ndodhi me basketbollin shqiptar të rikthyer në pikën “0”. Intervistën e plotë dhënë për gazetarin sportiv të “Top Channel”, Endi Tufa”, AlbanianSport.com po jua sjell në 3 pjesë përgjatë ditëve në vijim, duke nisur nga dje dhe sot është pjesa e dytë.

 

… vijon nga dje

 

–  Meqenëse përmendët përfaqësuesen e futbollit tonën. Tek ajo skuadër pjesa më e madhe e lojtarëve vijnë nga ata që luajnë jashtë, kanë lindur apo janë rritur andje. Përse nuk bëhej një gjë e tillë në basketboll?

– Merr stafin tim krijuam një plan për sportistët që luajnë jashtë. Sipas tij ne duhet të udhëtonim dy tre herë në Itali, Greqi apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të grumbulluar lojtarë, por asnjëherë nuk u realizua kjo gjë sepse mungonin financat. Kosto, kosto, kosto, na thonin se herë përmendej kjo gjë. Le të them një shembull, përpara disa kohësh i thashë z. Korab dhe z. Avni që të më lejonin të shikoja të takoja Ndojën nga afër dhe të flisja me të. Jo, jo më thanë, do ta bëjmë ne. Po ca do bënin ata, si mund ta bëjnë ata? Këtë gjë e bën trajneri, ca mund t’i thonin ata Ndojit, ai por edhe kushdo qoftë, ka nevojë të dëgjojë trajnerin, jo presidentin apo Sekretarin e Dederatës. Ky është dhe problemi im i vetëm me z. Ponari. Unë e vlerësoj shumë Avni Ponarin si president, sepse ai investoj tek unë dhe unë ndihem shumë keq që nuk munda t’i kthej gjë atij pas, jo vetëm atij, por kujtdo që lidhet me basketbollin në Shqipëri. Kur firmosa në fillim kisha shumë ëndrra dhe më dukej një sfidë e madhe. Për këtë më vjen shumë keq me veten, pasi nuk e mbylla dot si do të doja. Ai më dëgjoi mua vetëm 50%. Që nga momenti që zgjedh një trajner investon para tek ai dhe bëhet fjalë për një trajner me eksperiencë, duhet t’i besosh atij 100%.

 

–  Ku qëndronte problemi që z. Ponari nuk besonte tek ju?

– Mund të them që z. Ponari kishte këshilltarë të këqinj. Ai vetë është një biznesmen nuk është njeri i basketbollit dhe në këtë sport duhen njerëz të tillë, por ka shumë rëndësi kush i këshillon. Ndonjëherë ai dëgjonte më shumë të tjerët se mua, jo se kush jam unë, por sepse unë isha trajneri dhe përderisa më kishte zgjedhur duhet të më dëgjonte.  I kisha thënë disa herë me lejoni të krijoj një program për kampionatin. Të jap disa ide sepse unë kam punuar në disa vende si Greqi, Rumani, Kosovë e të tjerë. Edhe klubet duhet të ndërgjegjësohen në këtë vend, t’i krijojnë disa kushte të mira sportistëve, pjesa më e madhe e palestrave këtu janë të papranueshme, jemi në 2017-n. Jo mua, por këdo të merrni këtu, për një muaj kohë, nuk mund të bëj asgjë. Për t’ju kthyer edhe një herë problemit për lojtarët që nuk vijnë, talenti më i madh në Greqi që luan në kategorinë e parë dhe është vetëm 19 vjeç, është shqiptar. Unë e takova e ftova dhe nuk donte të vinte, ku të vij këtu ai?! Kam ftuar 3 sportist shumë të mirë nga Greqia, por duke qenë se rrezikojnë të humbasin pasaportën greke nuk kanë pranuar. I thash z. Ponari, të shkojmë në Greqi që të kërkojmë ta ndryshojnë atë rregull. Sipas këtij rregulli, nëse ata luajnë këtu përpara se të marrin pasaportën greke, ata e humbin shansin të aktivizohen në kampionatin Grek. Unë kam folur në telefon 10-20 herë, por nuk mjafton kjo.

 

–  Do të ishte më mirë që të shkonit e t’i takonit vetë nga afër?

– Kam kaluar shumë orë në fushë dhe jashtë fushe duke përpjekur të zgjidh këto probleme dhe prandaj më vjen keq, që nuk mund t’i kthej këtij investimi diçka prapa. Vitin e shkuar luajtëm më mirë dhe u aktivizuan disa lojtarë të rinj, kjo është fitorja ime më e madhe e këtij momenti. Një tjetër gjë e mirë e këtij momenti, kur u rikrijua skuadra përfaqësuese, ju patët mundësinë të shihnit gjendjen dhe pozitat tuaja. Nëse nuk ke një skuadër kombëtare nuk e di as ku je vetë as ku janë të tjerët. Tani që e provuat e kuptuat ky jeni dhe për mendimi tim kjo është një fitore.

 

–  E përmendët disa herë për të shkuarën, por në këtë vit të dytë në skuadër patët edhe Bushatin, gjërat nuk ndryshuan për mirë siç ishin parashikuar?

– Mund të them se në këtë sezon disa lojtarë kanë qenë të pafat. Mund të them se minimumi na kanë refuzuar 6 lojtarë në prag të këtyre eliminatoreve. Unë nuk munda kurrë të punoj me skuadrën e plotë, me lojtarët më të mirë të mundshëm. Në këto dy vite si trajner i kombëtares shqiptare mund të them se ju nuk e doni skuadrën tuaj përfaqësuese. Nuk i di arsyet dhe kjo nuk është detyra ime, ju, federata duhet ta gjeni zgjidhje përse lojtarët ju refuzojnë? Kombëtarja është diçka e veçantë, nuk është njësoj si klubi. Në historinë e basketbollit ka emrat më të mëdhenj të këtij sporti që deri në moshën 37-37 apo edhe 40, si Po Gasol, apo Novicki të sakrifikonin për të luajtur me kombëtaren. Por kjo nuk është vetëm për lojtarët. Në këto dy vite si trajneri Shqipërisë, kemi luajtur në Tiranë rreth 5 ndeshje, në to asnjë trajner apo lojtarë tjetër nuk ka ardhur të na shohë. Basketbollin nuk e ndryshojnë biznesmenët, por e ndryshojnë trajnerët dhe lojtarët, por këta nuk duan ta ndryshojnë këtë gjendje.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh