Gjergj Vyshka 25.06.2016 23:10
Pas Nën-20-vjeçarëve djem, Nën-16-vjeçarëve djem, Nën-18-vjeçarëve djem dhe vajza, tashmë edhe Kombëtarja e Nën-16-vjeçareve vajza, e cila do të drejtohet nga Valbona Sako, ka zyrtarizuar listën e saj të 24 basketbollistëve në Federatën Evropiane të Basketbollit.
Ashtu sikurse ka ndodhur dhe me kombëtaret e tjera, edhe këtë herë Federata Shqiptare e Basketbollit e ka kryer gjithçka përpara afatit. Sepse, nëse afati i fundit të federimit të këtyre lojtarëve ka qenë dita e djeshme, Shqipëria e Nën-16-vjeçarëve vajza, me firmën e Sekretarit të Përgjithshëm Korab Llazani, e ka mbyllur listën zyrtare të 24 lojtareve më 21 qershor.
Ndërkohë kjo kombëtare, pikërisht me këto 24 lojtare, do të jetë të hënën në ora 12:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” për të kryer seancën e radhës stërvitore. Kjo përfaqësuese, nga data 5, deri më 14 gusht 2016 në Oradea të Rumanisë do të jetë në Divizionin B përballë Danimarkës, Ukrainës, Greqisë, Luksemburgut dhe Islandës.
Lista e 24 basketbollisteve të Kombëtares së Nën-16-vjeçareve, të federuara në FIBA Evropë:
Jurgena Beka, Sindi Bleta, Adea Cangollari, Virna Çobo, Era Dapi, Sigerta Fekollari, Fatjona Haris, Orjana Hasani, Kledia Hudhra, Artemisa Hyseni, Sibora Kelleci, Katerina Kotorri, Nisrina Kraja, Sibora Lamaj, Mirela Lugaj, Kristina Malesia, Paola Margilaj, Elisa Merkaj, Dezira Rakipaj, Bernarda Rreshpja, Romena Rroku, Silvi Sinani, Xhensika Toska, Klea Verri