Gjergj Vyshka 28.05.2016 11:15
Pas përfundimit të stërvitjes dhe përzgjedhjes për Kombëtaren e Nën-16-vjeçarëve për djem, Federata Shqiptare e Basketbollit përgatitet për një tjetër gjë të tillë, ndërsa do të jetë një verë e gjatë dhe e mbushur me veprimtari për të gjitha kombëtaret.
Të hënën e të martën, më 30 dhe 31 maj, do të zhvillohet përzgjedhja e Nën-20-vjeçarëve, ndërsa trajner do të jetë Darko Vujaçiç. Edhe duke pasur një numër të madh kandidatësh, teksa përzgjedhja do të jetë për dy ditë, atëherë stërvitjet do të zhvillohen nga ora 17:00, deri në ora 20:00 në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Datëlindjet e pjesëmarrjes së kësaj kombëtareje do të jetë 1996-1997-1998. Ndërkohë ashtu sikurse është lajmëruar dhe më parë, Shqipëria e Nën-20-vjeçarëve do të konkurrojë në Divizionin B, ku do të jetë në grupin B përballë Greqisë, Britanisë së Madhe, Holandës, Kosovës dhe Irlandës.
Ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Halkidhiqi të Greqisë, nga data 15, deri më 24 korrik 2016.