Gjergj Vyshka 01.10.2015 13:40
“Goga Basket” e ka tërhequr skuadrën e meshkujve nga niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë. Kështu ka deklaruar për Federatën Shqiptare të Basketbollit, kryetari i Shoqatës “Goga Basket”, Perikli Goga. Sipas tij, së pari skuadrës që përfaqëson një figurë të madhe të basketbollit durrsak si Dhimitraq Goga nuk është lejuar që të luajë me “Teuta”, sepse ka një skuadër të tillë.
“Për ne justifikimi se ka një ekip të regjistruar si Teuta është i pavend, sepse Klubi shumësportësh “Teuta” dhe “Teuta” janë krejtësisht gjëra të ndryshme, – ka këmbëngulur ai. Aq më tepër që në futboll ekzistojnë dy Atletiko dhe dy Bajern. Dhe të thuash që meqenëse shoqata e ka emrin “Dhimitraq Goga” e duhet t’ia vësh emrin Goga Basket e jo Teuta ky është një imponim i paarsyeshëm dhe i qëllimshëm.”
Perikli Goga ka paralajmëruar se nëse do të ketë të tilla pengesa dhe me të rriturat të njëjtën gjë do ta bëjë edhe në mes të aktivitetit. Dhe tashmë sipas të gjitha llogarive në grupin e dytë të meshkujve kanë mbetur Apolonia, Elbasani, Tirana Eagles, Superior Klima, Elbasani dhe Ardhmëria Basket