Gjergj Vyshka 03.03.2016 21:55
Kamza Basket duket se ka ndërtuar një “zinxhir” të sigurtë të paktën tek djemtë. Sepse ka skuadrën e të rinjve të moshës deri në 18 vjeç, ka skuadrën e paratërinjve, por dhe të moshës deri në 14 vjeç.
Sikurse po ndërton dhe ekip paratërejash. Gjithsesi tashmë është baza e sigurt tek djemtë në mënyrë që Kamza Basket të mos transportojë më të ardhur, por të ketë bazën e vet.
E në vazhdën e skuadrës së parë duket se po kërkojnë të ecin dhe moshat, atje ku Kamza Basket po vë një emër që do të mbetet gjatë në historinë e basketbollit shqiptar.
Plot 5 trofe numëron Kamza Basket në më pak se katër vjet. Një titull kampion në sezonin 2012-2013, dy Kupa të Shqipërisë (2012-2013 dhe 2015-2016) dhe dy Superkupa të Shqipërisë (2012-2013 dhe 2014-2015).