Gjergj Vyshka 17.03.2016 15:15
Kampionati i basketbollit për moshat deri në 16 dhe deri në 18 vjeç këtë javë nuk e ka pasur normale. I ka nisur ndeshjet të shtunën dhe i ka përfunduar të hënën.
Ka ndodhur kështu, të paktën në kryeqytet, sepse në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” e diela ka qenë plotësisht për “Dëshmitarët e Jehovait”.
Dhe si të tillë, kundrejt pagesës, ndërsa administrata e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, që është me vetëfinancim, mirëpret të tilla aktivitete, të cilat nuk kanë lidhje me sportin.
Sikurse nuk kanë lidhje në atë impiant të degraduar nga koha as mitingjet politike dhe as spektaklet.
E në fakt kjo vlen për të gjitha Pallatet e Sportit në Shqipëri, që janë kthyer në këto 25 vjet demokraci për gjithçka e shumëçka, por jo në ndihmë të sportit.