Gjergj Vyshka 02.08.2016 18:00
Mired Jani, trajneri i kombëtares së Shqipërisë së Nën-18-vjeçarëve për djem, e cila është duke marrë pjesë në Divizionin B Kampionatin Evropian, është në listën e 19 basketbollistëve të thirrur nga Antonis Kostandinides.
Ai dje, edhe duke shfrytëzuar ditën e pushimit të kampionatit, ku deri tani Shqipëria ka pësuar tre humbje (39-94 me Gjeorgjinë, 50-83 me Ukrainën dhe 65-83 me Skocinë), ka qenë i pranishëm, në “Asllan Rusi”, ku kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për Eliminatoret e Evropianit 2017.
Tashmë i duhet të bisedojë me trajnerin e kombëtares nëse do të qëndrojë në stërvitje me kuqezinjtë, apo do të vazhdojë të udhëheqë Kombëtaren e Nën-18-vjeçarëve të djemve. Në të kundërt, në vazhdim kjo kombëtare do të udhëhiqet nga Erkand Karaj, së bashku me ndihmësit Melsin Lazimi dhe Marvi Kristo.