Gjergj Vyshka 28.01.2016 16:05
Strazimiri tek Teuta dhe Hasani tek Tirana tashmë janë zyrtare dhe në Federatë. Në Federatën Shqiptare të Basketbollit nuk ka qenë vetëm “Tirana Eagles Basket” që ka bërë zyrtare lëvizjet e veta, ndërsa në këtë merkato dimri ka marrë 6 lojtarë (Ticen, Gorellarin, Hasën, Voglin, Çaçin, Xhemalin), por dhe ekipet e Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.
Kështu, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, tashmë janë zyrtare dhe kanë ardhur nga Vllaznia për t’u federuar amerikani Alen dhe Algert Gjonaj. Pa thënë që Teuta ka bërë zyrtare Strazimirin, lojtar i cili deri më 23 dhjetor ka luajtur me Kamza Basket, ashtu sikurse Tirana ka bërë zyrtare Erind Hasanin edhe ky një ish-lojtar i skuadrës së Adem Muhametajt.
Ka mbetur vetëm për t’u zyrtarizuar Bruno Daliu tek Teuta, që duket se për punë ditësh do të hedhë firmën mbi kontratën e skuadrës durrsake. Por ajo që mbetet është fakti se Vllaznia ka dobësuar Tiranën, kurse bardheblutë, së bashku me Teutën, kanë dobësuar Kazma Basket. E gjithçka do të shihet kur të nisë faza e tretë e Kategorisë Superiore dhe të Parë për meshkuj më 26 dhe 27 shkurt 2016. Të vetmet që nuk kanë lëvizur duket se janë skuadrat e femrave…