AlbanianSport.com 03.10.2015 23:35
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit, i cili ka ngritur të premten siparin e sezonit të tij të ri dhe ku Vllaznia e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin, mund Kamzën për femra me 17 pikë diferencë, ka vijuar të shtunën me takimet e tjera. Për skuadrën e Roland Avramit, Gridi Sokoli, që ka qenë edhe shënuesja më e mirë e ndeshjes me plot 27 pikë, ka qenë shumë pak.
Bardheblutë e Rashjes, një skuadër me shumë eksperiencë, kanë ditur t’ia dalin në Bathore. Po në kuadër të kësaj jave, sot janë luajtur 3 takimet e tjera të Kategorisë së Parë të Femrave, ku Flamurtari ka mundur Elbasanin 81-47, Goga Basket ka mposhtur 88-47 Studentin, ndërsa Skënderbeu ka shtangur Tiranën, duke triumfuar në Korçë 72-59, ndaj vajzave Borovës.
Sot ka nisur edhe Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Meshkuj dhe, në nivelin e tij më të lartë, që njihet si Superliga, janë luajtur sfidat Flamurtari-Partizani, që u fitua nga vlonjatët 79-67, dhe Tirana-Teuta, që u fitua nga kryeqytetasit 80-74. Supersfida e kësaj jave luhet të hënën dhe Vllaznia pret në Shkodër Kamza Basketit, duke nisur nga ora ora 18:00.
Kjo ndeshje, që do të luhet në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, do të shërbejë edhe për ceremoninë e hapjes së sezonit të basketbollit, ndërsa në nivelin e dytë të meshkujve, që njihet si Kategoria e Parë, sot Skënderbeu ka pritur Elbasanin, në takimin që nisi në ora 18:00 dhe takimi është fituar me rezultatin 57-87 nga miqtë, që marrin kreun e renditjes së grupit.
Ndërsa të dielën, Tirana Eagles ndeshet me Superior Klimën, në takimin që nis në ora 14:00. Ardhmëria Basket është pushim, për shkak të tërheqjes së durrsakëve të Goga Basket nga kampionati pak ditë më parë për shkak të moslejimit të përdorjes së emërtimit “Teuta”.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e parë
(2-3 tetor 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Vllaznia 50-67
Salla Sportive, Bathore
Të shtunën:
Flamurtari – Elbasani 81-47
Pallati i Sportit “Flamurtari”, Vlorë
Goga Basket – Studenti 88-47
Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës
Skënderbeu – Tirana 72-59
Pallati i Sportit “Tamara Nikolla”, Korçë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 1 1 0 88-47 2
- Flamurtari 1 1 0 81-47 2
- Vllaznia 1 1 0 67-50 2
- Skënderbeu 1 1 0 72-59 2
- Tirana 1 0 1 59-72 1
- Kamza Basket 1 0 1 50-67 1
- Elbasani 1 0 1 47-81 1
- Studenti 1 0 1 47-88 1
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e parë
(3-5 tetor 2015)
Të shtunën:
Flamurtari – Partizani 79-67
Pallati i Sportit “Flamurtari”, Vlorë
Tirana – Teuta 80-74
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
Të hënën:
Vllaznia – Kamza Basket ora 18:00
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 1 1 0 79-67 2
- Tirana 1 1 0 80-74 2
- Teuta 1 0 1 74-80 1
- Partizani 1 0 1 67-79 1
- Kamza Basket 0 0 0 0-0 0
- Vllaznia 0 0 0 0-0 0
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e parë
(3-4 tetor 2015)
Të shtunën:
Skënderbeu – Elbasani 57-87
Pallati i Sportit “Tamara Nikolla”, Korçë
Të dielën:
Tirana Eagles – Superior Klima ora 14:00
Ardhmëria Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Elbasani 1 1 0 87-57 2
- Skënderbeu 1 0 1 57-87 1
- Ardhmëria Basket 0 0 0 0-0 0
- Superior Klima 0 0 0 0-0 0
- Tirana Eagles 0 0 0 0-0 0