AlbanianSport.com 22.04.2015 14:15
ASNN – Federata Shqiptare e Basketbollit tashmë do të jetë me rregullore të re, e cila pritet të promovohet këto ditë.
Ka qenë një punë e gjatë e Jorgji Shundit, ish-gjyqtarit ndërkombëtar, por njëkohësisht dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, që e ka përshtatur rregulloren shqiptare sipas kërkesave të Federatës Botërore të Basketbollit.
Rregullorja e re ka dalë nga aktiviteti, ndërsa pritet që ajo shpejt të vihen në zotërim të komunitetit të basketbollit.