Gjergj Vyshka 04.10.2016 07:55
Dje në mesditë në mjediset e Federatës Shqiptare të Basketbollit është hedhur shorti i Kampionatit të ri Kombëtar për Kategorinë e Parë të Femrave, si dhe Superligën dhe Kategorinë e Parë të meshkujve.
Në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, por dhe përfaqësuesve të klubeve, që në fakt nuk kanë qenë shumë, janë tërhequr goglat.
Viron Toska i Flamurtarit, Roland Avrami i Tiranës, Mired Jani dhe Arqile Gorea të Teutës, Elton Stafa i Partizanit, Juri Dashi i Eagles Basket, Dorina Mehmeti dhe Blerina Goga të Goga Basket.
Në këtë kontekst, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, ka dashur ta theksojë faktin që ftesat për pjesëmarrjen në short i kanë shkuar të gjithëve. Por më së shumti klubet kanë përtuar të sjellin përfaqësuesit e tyre.