AlbanianSport.com 06/02/2024 15:20
ASNN – Përfaqësuesja e Shqipërisë dhe ajo Kosovës në basketboll për femra kanë njohur kundërshtaret e tyre në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla. Shorti është tërhequr të martën në Munih ndërsa kampionati i shteteve të vogla do të mbahet në Prishtinë prej 25 deri më 30 qershor. Në grupin B janë Norvegjia, Shqipëria, Andorra dhe Armenia, ndërsa ë grupin B, Kosova do të jetë në grup me Maltën dhe Qipron.
Këto 7 përfaqësuese do të luftojnë për titull. Të martën është hedhur shorti edhe për kampionatet evropiane të grupmoshave të reja në të dy gjinitë. Ndërkaq, Shqipëria e Nën-20-vjeçarëve në Divizionin B të Evropianit do të jetë në grup me Bullgarinë, Gjeorgjinë, Rumaninë dhe Estoninë, me turneun që do të zhvillohet në Pitesht të Rumanisë në dhjetëditëshin e dytë të korrikut.
Kurse Shqipëria e Nën-20-vjeçareve në Divizionin B të Evropianit do të jetë në grup me Greqinë, Belgjikën dhe Kroacinë, me turneun që do të zhvillohet në Sofie të Bullgarisë në gjysmën e parë të korrikut. Shqipëria e Nën-18-vjeçareve, në Divizionit C të Evropianit, që po ashtu organizohet në Kosovë, do të jetë në grup me Armeninë, Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin.
Basketbollistët e Shqipërisë së Nën-18-vjeçarëve do të jenë në grup me Estoninë, Poloninë, Islandën, Hungarinë dhe Zvicrën dhe do të garojnë në Divizionin B. Djemtë e Shqipërisë së Nën-16-vjeçarëve janë në Divizionin C të Evropianit, që do të zhvillohet në Durrës, ku do të luajnë me Moldavinë, Azerbajxhanin dhe Maltën. Të gjitha këto ngjarje janë në verë.