AlbanianSport.com 06/02/2024 19:00
ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në basketboll për femra kanë njohur kundërshtaret e tyre në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla. Shorti është tërhequr të martën në Munih ndërsa kampionati i shteteve të vogla do të mbahet në Prishtinë prej 25 deri më 30 qershor.
Në grupin B, Kosova do të jetë në grup me Maltën dhe Qipron, ndërsa në grupin B janë Norvegjia, Shqipëria, Andorra dhe Armenia. Këto 7 përfaqësuese do të luftojnë për titull. Të martën është hedhur shorti edhe për kampionatet evropiane të grupmoshave të reja në të dy gjinitë.
Ndërkaq, Kosova e Nën-20-vjeçarëve në Divizionin B të Evropianit do të jetë në grup me Suedinë, Hungarinë, Armeninë, Ukrainën dhe Moldavinë. Kosova e Nën-18-vjeçareve, në Divizionit C të Evropianit, që po ashtu organizohet në Kosovë, do të jetë në grup me Qipron dhe Maltën.
Basketbollistët e Kosovës së Nën-18-vjeçarëve do të jenë në grup me Estoninë, Poloninë, Islandën, Hungarinë dhe Zvicrën dhe do të garojnë në Divizionin B. Kosova e Nën-16-vjeçareve do të luajë në Divizionin B të Evropianit, ndërsa është në grup me Sllovakinë, Ukrainën, Irlandën e Turqinë.
Djemtë e Kosovës së Nën-16-vjeçarëve janë në Divizionin C të Evropianit, ku do të luajnë me San Marinon, Gjibraltarin e Armeninë. Të gjitha këto ngjarje janë në verë.