Basketboll / Greva: Partizani-Oransoda, dy amerikanët, nga aeroporti në parket (III)

Share Button

AlbanianSport.com 25/12/2018 18:05

ASNN – Rrallë ndeshje sportive kanë mundur të marrin atë vëmendje të madhe e të pakrahasueshme ndër vite, si ajo që Partizani në basketboll për meshkuj zhvilloi më 18 dhjetor 1968, përballë njërës prej skuadrave më të forta të kohës, njëherësh kampione e Italisë, Oransoda (njohur kështu prej sponsorëve, kurse sot njihet edhe si Palakanestro Kantu, bazuar në një distrikt të Lombardisë).

Ndeshje që la mbresa tek sportdashësit dhe hyri në panteonin e sukseseve ndërkombëtare të basketbollit shqiptar, një sukses që më shumë se rezultati, i cili përfundoi në barazim 73-73, ishte një fitore e klubit të kuq në aspektin e imazhit, një fitore dhe për shtetin e kohës që organizonte si pritës ndeshjen, e në të njëjtën kohë, ishte një nisje e mirë.

Sepse për herë të parë një skuadër shqiptare e basketbollit merrte pjesë në Kupën e Kampioneve të Evropës. Duke folur për emocionet e asaj dite dhe rëndësinë e ndeshjes, trajneri i Partizanit në ato vite, njëherësh trajneri historik i basketbollit shqiptar, Astrit Greva, në intervistën e dhënë për të përditshmen shqiptare, gazetën “SOT”, sjell për lexuesit momente interesante nga ndeshja, ekipi kundërshtar, grumbullimi i skuadrës etj.

Kur kanë kaluar 50 vjet nga ajo ndeshje, që konsiderohet nga disa edhe si “ndeshja e shekullit” për basketbollin tonë në arenën ndërkombëtare, ende dhe sot, ne nuk kemi një nivel të tillë përfaqësimi. Rinia shqiptare, klubet trajnerët dhe politikbërësit e sportit, kanë një “fanar” ku duhet të shikojnë për sukses dhe Partizani i atyre viteve ishte një i tillë. Këtë intervistë AlbanianSport.com po jua sjell në 3 pjesë dhe sot është pjesa e 3-të dhe e fundit.

 

… vijon nga dje

 

– Shteti shqiptar shtroi banket për miqtë, por brenda miqve ishin edhe dy “armiq” amerikanë. Duhet të ketë qenë telash i madh për kohën, apo jo?

– Po, ka qenë një problem serioz sepse këtu nuk lejohej hyrja e amerikanëve. Ata kishin dy basketbollistë cilësorë në gjirin e tyre me origjinë amerikane. Ata u ndalën në aeroport dhe qëndruan gjatë atje sa u desh ndërhyrja e organeve shtetërore që t’i lironin e të vinin direkt e në pallatin e sportit. Madje u dha urdhër edhe të qetheshin, por për fat nuk u arrit deri aty. Madje amerikanët ishin edhe në banket.

 

– Çfarë shpërblimi material ose tjetër keni marrë pas asaj ndeshjeje?

– Asgjë, fare, vetëm trajtim ushqimor, akomodim dhe fjetje. Pra na u krijuan kushtet më të mira të mundshme për kohën. Më duhet të pranoj se nuk ka ndodhur asnjëherë një angazhim i tillë nga vetë lojtarët. Regjim disiplinor në përgatitje i paparë.

 

– Meritat e asaj ndeshjeje i mori Fagu, që bëri bujë dhe në median italiane e më gjerë…

– Agimi (Fagu) shënoi 48 pikë në atë ndeshje, ishte një prej ndeshjeve më të mëdha të tij. Më kujtohet që dypikëshin e fundit e shënuam ne, në fund fare, dhe barazuam 73-73. Kur shkuam në Itali ata e shihnin me kureshtje Fagun, e donin në fushë. Edhe atje salla ka qenë plot. Bëmë një nisje të vështirë, po humbnim 16-2, por pastaj e lamë të lirë Gimin të luante si të dëshironte dhe ai shënoi 23 pikë në atë takim. Edhe lojën e balancuam dhe rivalizuam për bukuri, pavarësisht humbjes.

 

– A ka qenë kjo ndeshja më e madhe në historinë e basketbollit tonë?

– Është një nga ndeshjet më të bujshme. Mund të them se ne kemi mundur me përfaqësuesen tonë në Shkup, në kuadër të Ballkaniadës, Greqinë, me rezultatin 84-78. Me Partizanin kemi bërë bujë në Athinë, ku u përballëm me Arisin e Selanikut, skuadër kampione e Evropës dhe atë vit kur luajti me ne ishte nënkampione e Evropës. Fituam ne 82-81. Kurse në vitin 1987, u përballëm me Sdrojovskin, kampionen e Çekosllovakisë. Fituam këtu me 16 pikë diferencë, kurse atje fituam me 9 pikë diferencë. Ky rezultat bëri realisht bujë në Evropë. Natyrisht, krahas jehonës kishte dhe skandale, siç na ndodhi në Budapest, ku ekipi ynë nuk pranonte gjyqtar spanjoll për çështje politike (shkak regjimi i Frankos në Spanjë), sa detyruam FIBA-n të ndryshonte gjyqtarin. Sot na duken marrëzi, por kështu ishte koha.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh