Basketboll / “Grant”-i 10.000.000 lekë, s’i del për asgjë koshit këtë vit

Share Button

Basketboll-Cope-cope

Gjergj Vyshka 28.01.2016 08:35

Federata Shqiptare e Basketbollit dje ka mësuar zyrtarisht fondin financiar të dhënë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për vitin 2016. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Federate, Korab Llazani, ndryshe nga çfarë ishte kërkuar, kjo në një shumë prej 45.000.000 lekësh, basketbolli ka për vitin 2016 vetëm 10.000.000 lekë. E thënë ndryshe, gjithnjë sipas kryekzekutivit të koshit shqiptar, nuk dalin për asgjë. Sepse basketbolli është sporti që në vendin tonë ka numrin më të madh të veprimtarive ndërkombëtare.

Është në vazhdim e sipër të pjesëmarrjes së Eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2017 kombëtarja e femrave (më 20 shkurt 2016 në fushë të huaj ndaj Britanisë së Madhe, më 24 shkurt 2016 pret Italinë, më 19 nëntor 2016 pret Malin e Zi dhe më 23 nëntor 2016, Britaninë e Madhe). Për të vijuar më pas me kombëtaren e të rriturve, e cila nga 31 gushti, deri më 17 shtator 2016, ka tre ndeshje në fushë të huaj (Gjeorgji, Sllovaki dhe Mali i Zi), si dhe tre ndeshje në shtëpi.

Por jo vetëm kaq, por përfaqësuesja e Nën-20-vjeçarëve do të udhëtojë drejt Halkidhikisë në Greqi, përfaqësuesja e Nën-16-vjeçareve, femra, në Oradea të Rumanisë, përfaqësuesja e Nën-16-vjeçarëve, djem, në Nikozia të Qipros, përfaqësuesja e Nën-18-vjeçareve për femra në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës dhe përfaqësuesja e Nën-18-vjeçarëve, djem, në Shkup. Në një maksimum, duke hequr mënjanë grumbullimet njëmujorë të ekipeve, të cilat kanë përsëri kosto akomodimi, stërvitjeje dhe veshjeje, pak a shumë janë 5 udhëtime me avion vajtje-ardhje dhe 3 udhëtime me autobus vajtje-ardhje (Halkidhiki, Nikozia, Sarajevo).

Ndaj për këtë arsye, kur dhe veprimtaritë kombëtare janë të shumta, Federata Shqiptare e Basketbollit e sheh veten të persekutuar me këtë 10.000.000 lekë për fondin “grant”. Pa thënë që, gjithnjë sipas informacionit që jep Llazani, basketbollit i është ulur fondi krahasuar me një vit më parë, kurse të tjerëve u është rritur. E kjo do të thotë shikim me syrin e “njerkës” për basketbollin, sepse ka qenë i vetmi që ndoshta ka ngritur zërin për infrastrukturën zero dhe lëngatë…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh