Gjergj Vyshka 28.12.2016 16:10
Perikli Goga, përfaqësuesi i Goga Basket, dhe Arqile Gorea, përfaqësuesi i Teutës, nuk i kanë shmangur përplasjet me njëri-tjetrin. Sepse mospagesat nga ana e Bashkisë së Durrësit për Gogën, grisja e reklamave, apo dhe nxjerrja jashtë e këtij ekipi nga “Ramazan Njala”, të thënë nga ana e Gogës e kanë nxehur Gorenë.
Madje nga Perikli Goga është mësuar ndërtimi i një Pallati të Sportit në Xhafzotaj në kapacitetin e 500 vendeve të ulura, që do të shërbejnë për nxitjen e të rinjve për t’u marrë me basketboll. Përtej kësaj, Gorea ka ngritur disa shqetësime. Së pari kontrolli anti-doping për lojtarët, sidomos në fazën finale.
Së dyti, gjyqtarët të jenë më të drejtë, së treti, financat në mënyrë që të ketë një llogaritje më të saktë të veprimtarive, si dhe, së katërti, marketingu më i madh dhe së pesti trajneri, sepse sipas Goresë ka shumë pak në qarkullim. Por, sidoqoftë, Gorea e Goga i kanë nxjerrë probleme e tyre.