Gjergj Vyshka 25.10.2015 17:15
Të mërkurën e kaluar, ndërkombëtari shqiptar Gentian Cici ka gjykuar ndeshjen e tij të dytë në “Euro Cup” në basketboll për meshkuj për sezonin 2015-2016.
Ai ka qenë në ndeshjen e grupit B, mes Herbalife Gran Kanarias Las Palmas dhe MHP Riesen Ludvisburg.
Një ndeshje që përfundoi me fitoren e spanjollëve 95-75 (23-15, 20-20, 24-20, 28-20) dhe që është zhvilluar përpara rreth 2547 shikuesve.
Së bashku me Cicin në këtë ndeshje kanë qenë edhe çeku Robert Viklicki dhe lituanezi Tomas Jasevicius.