Gjergj Vyshka 12.11.2015 18:20
Gentian Cici, gjyqtari ndërkombëtar i basketbollit shqiptar, është rikthyer në “Euro Cup” në basketboll për meshkuj pas një jave pushim.
Ashtu sikurse e ka nisur sezonin, ai përsëri është kthyer në Ljubjanë, ndërsa në ndeshjen e tij të 4-t të këtij sezoni ka gjykuar skuadrën vendëse në përballjen me Oldenburgun.
Në këtë ndeshje, atje ku Cici ka qenë i tretë, gjyqtar i parë ka qenë francezi Nikola Maestre dhe i dytë rumuni Marius Ciulin.
Ajo që duhet theksuar është se përveç dy herë në Lubjanë, Cici ka qenë edhe në Las Palmas të Spanjës, si dhe në Trabzon të Turqisë.
Në këto kushte ai vijon të jetë i përfshirë në arenën ndërkombëtare gjithnjë e më shumë.