Gjergj Vyshka 23.03.2016 07:55
Mbrëmë, në Gjevgjeli të Maqedonisë, Gentian Cici ka qenë për herë të tretë në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj (BIBL). Ai ka qenë gjyqtar i dytë në gjysmëfinalen e parë të sezonit 2015-2016 mes Kozhuvit të Maqedonisë dhe Mornarit të Malit të Zi, e cila është fituar nga skuadra vendëse me shifrat 86-71 (23-18. 23-22, 16-23, 24-8).
Në këtë ndeshje gjyqtar i parë ishte rumuni Marius Ciulin, kurse i tretë greku Jorgos Pursanidis. Të tre gjyqtarët kanë qenë nën vëzhgimin e bullgarit Stefko Stanev. Më parë Cici ka gjykuar dy herë në Tivar të Malit të Zi, atje ku skuadra vendëse Teodo pati fituar 76-66 me bullgarët e Beroe Stara-Zagorës.
Ai ka qenë me bilbilin tjetër shqiptar, Ervin Koçin, dhe boshnjakun Ivan Miliçeviç, si dhe 81-53 me Lovçen Basket, teksa ishte me Erjon Hoxhajn dhe sërish me boshnjakun Ivan Miliçeviç. Tre ndeshjen në Ligën Ballkanike, 15 ndeshje në Euro Kup për Meshkuj, katër në Kampionatin Evropian të të rriturve.
Kësisoj, Cici gjithnjë është në qendër të vëmendjes për ndeshje kryesore. Siç është rasti i gjysmëfinales së Ligës Ballkanike.