Gjergj Vyshka 06.09.2017 20:20
Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, i cili po gjykon shkëlqyer në Kampionatin Evropian të meshkujve, teksa ndodhet në Tel-Aviv, për herë të tretë ka gjykuar Italinë. Ka qenë tek fitorja e parë e të kaltërve ndaj Izraelit, 69-48. Më pas tek humbja e parë e të kaltërve me Lituaninë, 78-73, si dhe dje ndaj Gjermanisë, kur të kaltrit kanë humbur 61-55 (17-16, 12-13, 9-14, 17-18).
Në të tre ndeshjet ka qenë së bashku me spanjollin Vinsente Bulto, që ishte i parë, kurse në këtë takim i tretë ka qenë serbi Sasha Mariçiç. Katër ndeshje në katër javë të luajtura në grupin B, gjithnjë gjyqtar i dytë, tregojnë rritjen e nivelit të Cicit, tashmë i pranueshëm në nivelet e larta të Evropianit.
Dhe ajo që duhet pritur është dhe përfshirja e tij në fazën finale për të mos e mbyllur si në Evropianin e vitit të kaluar me vetëm katër ndeshje në fazën e grupeve. Megjithatë për të gjithë sezonin e verës numëron 26 ndeshje ndërkombëtare, që nuk janë për të, ndërsa mbetet maja e gjykimit të basketbollit shqiptar.