Gjergj Vyshka 08.12.2016 12:55
Ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, Gentian Cici, ka gjykuar dje ndeshjen e tij të 8-të në Ligën e Kampioneve. Cici ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen e grupit D, Ibostar Tenerife-Cibona Zagreb 106-84, e luajtur dje në San Kristobal de la Laguna, Pabelon de Deportes de Tenerife Santiago Martin.
21-21, 27-17, 36-19, 22-27 kanë qenë shifrat e 4 pjesëve të ndeshjes Tenerife-Cibona, ndërsa gjyqtar i parë ishte polaku Marik Smikievicz, ndërsa i 3-të portugezi Pedro Koelho. E në një total prej 10 ndeshjesh, teksa ka 8 ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe dy në Euro Cup, javën e kaluar Cici ka qenë dhe në Euroligën e femrave.
Në ndeshjen e grupit A, Fenerbahçe-Dinamo Ursk 69-72 (17-19, 18-18, 16-16, 18-19), Cici ka qenë gjyqtar i dytë. Në këtë ndeshje, gjyqtar i parë ka qenë ukrainasi Sergei Shebishev dhe gjyqtar i 3-të bullgari Ventislav Velikov. Kësisoj Cici vijon rrugëtimin e tij si gjyqtar, ndërsa gjendet javë pas jave në arenën ndërkombëtare.