Gjergj Vyshka 07.08.2016 16:15
Gentian Cici, gjyqtari ndërkombëtar i basketbollit shqiptar, dje ka gjykuar ndeshjen e tij të dytë në Divizionin B të Kampionatit Evropian të Nën-16-vjeçareve, vajza, që po i luan takimet në Oradea të Rumanisë.
Ai ka qenë gjyqtar i parë në ndeshjen e grupit C, Angli-Bosnje-Hercegovinë 66-56 (16-17, 19-12, 16-15, 15-12). Gjyqtar i dytë në këtë takim ka qenë rumuni Florin Grigoras, kurse i tretë namibiani Sarti Ngixulifua.
Vëzhgues rumuni Marius Marinesku. Një ditë më parë Cici ishte në ndeshjen Izrael-Holandë 54-71. Dy ndeshje në dy ditë janë një nisje e mirë për Cicin në Evropianin e Nën-16-vjeçareve, vajza.