Gjergj Vyshka 29.10.2015 13:20
Gentian Cici, gjyqtari ndërkombëtar i basketbollit shqiptar, ka gjykuar ndeshjen e tretë në “Euro Cup” për sezonin 2015-2016. Ai ka qenë gjyqtar i tretë në ndeshjen e grupit D mes Trabzonspor Medikal Park dhe Buduçnost Voli Podgorica.
Ndeshja, e cila është luajtur në prani të 1400 shikuesve në Trabzon, është fituar nga skuadra vendëse 75-71 (20-20, 13-16, 23-16, 19-19). Në këtë ndeshje gjyqtar i parë ka qenë spanjolli Perez Niz Miguel Anxhel dhe i dytë ukrainasi Boris Shulga.
Kësisoj Cici është i pranishëm çdo javë në Kupat e Evropës duke e rritur gjithnjë e më shumë paraqitjen e tij ndërkombëtare.