Gjergj Vyshka 24.11.2016 07:55
Dje ka qenë edhe dita e Gentian Cicit, ndërkombëtarit tjetër të basketbollit shqiptar, për të zbritur në parket, teksa ka gjykuar ndeshjen e tij të 7-të në Ligën e Kampioneve.
Cici ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen e grupit D, Mornar-Huventud Utena 73-75 (18-21, 18-21, 16-17, 22-16).
Në këtë ndeshje gjyqtar i parë ishte greku Panajotis Anastopulos, kurse i tretë rusi Aleksei Davidov.
E me 7 ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe dy në “Fiba Europe Cup”, Cici ka mbërritur në këtë periudhë në numrin 9 të ndeshjeve në arenën ndërkombëtare.