Gjergj Vyshka 06.09.2015 16:50
I vetmi shqiptar në Kampionatin Evropian të Basketbollit për Meshkuj, “Eurobasket 2015”, është gjyqtari ndërkombëtar Gentian Cici.
Në Zagreb të Kroacisë, Cici ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen Gjeorgji-Holandë, që u mbyll me rezultatin e ngushtë 72-73 (17-17, 9-19, 22-22, 24-15), në favor të “tulipanëve”.
Në këtë ndeshje gjyqtar i parë ka qenë spanjolli Benjamin Himenez Truhijo, kurse i tretë ishte turku Zafer Jëllmaz. Një tjetër arritje kjo për Cicin dhe gjyqtarët shqiptarë të koshit.