Gjergj Vyshka 16.03.2016 16:10
Ndryshe nga çfarë është vendosur në mbledhjen e fundit të kryesisë, Fagu ende nuk e ka marrë informacionin zyrtar për ata që do të votojnë, apo jo, kandidatët për anëtarë kryesie dhe gjithçka tjetër që lidhet me këtë proces. “Mua më është thënë nga sekretari i përgjithshëm se nuk mund të jap një informacion, ndërsa ka një komision të caktuar, ka pretenduar ai në daljen e tij të parë publike në “Sport Magazin” të “Ora News”. – Por çdo anëtar ka të drejtë për t’u informuar.”
“Këtu ka mungesë transparence e kjo që tek kontrata e trajnerit të kombëtares, – ka vijuar ai. – Dhe shpejtësia për të bërë zgjedhjet nuk është normale, sepse dikush më tha “Ore Asamble zgjedhore të Turizmit keni, apo të basketbollit?!”. Duke i çuar nga cepi në cep, njerëzit harxhojnë kohë duke udhëtuar. Problemi më i madh është se kryesia ka pushuar së funksionuari që kur është caktuar data e zgjedhjeve dhe nuk mund të zgjedhë një komision zgjedhor.”
“E jo vetëm kaq, këshilli konsultativ është pjesë e presidentit dhe njerëz të zgjedhur prej tij e tashmë miratohen nga Kryesia, – ka vijuar trajner i ekipit privat të Universitetit Amerikan të Tiranës (UAT). – Duhet që Federata të përfaqësohet sa më denjësisht.” Dhe në fund Fagu ka pasur një thirrje për komunitetin. “Të zgjedhin njerëzit e duhur. Në të mirë të basketbollit, për të mirën e fëmijëve dhe të rinjve duhet të kontribuojë i gjithë komuniteti. E që ta shohim Shqipërinë si një herë e në një kohë komuniteti duhet të kontribuojë.”