Gjergj Vyshka 20.09.2015 08:45
Federata Shqiptare e Basketbollit ka nisur testimin e gjyqtarëve të saj, ndërsa një gjë e tillë është bërë në mjediset e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Të paktën edhe sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, në testim kanë mbi 30 gjyqtarë, ndërsa kursi është drejtuar nga ndërkombëtarët Gentian Cici dhe Ervin Koçi.
Sot do të jetë radha e gjyqtarëve të tavolinës, kurse në mesjavë pritet të ketë dhe një tryezë të rrumbullakët me komisarët, ndërsa sezoni i basketbollit shqiptar nis më 2 tetor.