Basketboll / FSHB: Mbyllja e dyerve për Kombëtaren, e paprecedentë!

Share Button

AlbanianSport.com 09/08/2019 18:10

ASNN – Organizmi që qeveris koshin në vend reagon për incidentin e së enjtes në “Feti Borova”. Episodi i paprecedent i ditës së enjte, kur ekipit kombëtar të basketbolli për meshkuj iu mbyllën dyert e Sallës Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës, ka shkaktuar zemërim në komunitetin e basketbollit. Të premten, nëpërmjet një komunikate për shtyp, Federata Shqiptare e Basketbollit ka këmbëngulur se kërkesa për pagesë për ekipet kombëtare është e pavend. Kështu, FSHB-ja, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka reaguar lidhur me incidentin e ditës së enjte, kur Kombëtares së Meshkujve iu privua e drejta e stërvitjes në “Feti Borova”.

“Episodi i paprecedent i ditës së djeshme, kur ekipit kombëtar të basketbolli për meshkuj iu mbyllën dyert e Sallës Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës, duke i mohuar edhe mundësinë për të kryer séancën e fundit stërvitore, na ka indinjuar pamasë, si Federatë, por edhe si komunitet i këtij sportit, – thuhet në komunikatën për shtyp të lexuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Korab Llazani. – Preteksti dhe presioni i përdorur nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit për nënshkrimin e një kontratë-pagese, nuk duhej kurrsesi të vendoste mbylljen e dyerve për ekipin kombëtar shqiptar.”

Organizmi që qeveris koshin shqiptar ka bërë thirrje që të bëhet dallimi midis ekipeve që e përdorin këtë mjedis. “Duhet theksuar këtu se, gjatë përurimit të sallës në ditët e para të qershorit të 2017-ës, është thënë publikisht nga drejtuesit e qeverisë shqiptare, por edhe të pushtetit vendor, se kjo sallë do të ishte shtëpia e sportit dhe shtëpia e ekipeve kombëtare, – thuhet në komunikatë. – Kjo është e lehtësisht e verifikueshme, mjafton t’u referoheni kronikave të kohës. Për këtë arsye, e gjejmë plotësisht të pakuptimtë dhe absolutisht të papranueshme përpjekjen për të imponuar një tarifë për stërvitjet apo ndeshjet e ekipeve përfaqësuese të vendit.”

“Sepse nuk mundet të konsiderohet “Qiraxhie” Kombëtarja shqiptare në vendin e vet, – vijon më tej reagimi i organizmit që qeveris koshin shqiptar. – Federata Shqiptare e Basketbollit është e ndërgjegjshme për dhe i respekton ligjet dhe legjislacionin në fuqi dhe për këtë arsye, ne i kemi bërë Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, pagesat për zhvillimin në këtë sallë sportive të fazës finale të Ligës Ballkanike në Basketboll për Meshkuj, por edhe të Divizionit C të Kampionatit Evropian të Basketbollit për Meshkuj për Nën-16-vjeçarët.

“Edhe pse të dyja këto veprimtari ishin më tepër çështje të përfaqësimit të Shqipërisë në arenën sportive ndërkombëtare sesa çështje komerciale”, – ka theksuar ndër të tjera, Federata, për të cilën, kërkesa për pagesë për ekipet kombëtare është e pavend. “Theksojmë këtu, se këto pagesa kanë gllabëruar 10 % të gjithë buxhetit vjetor të Federatës Shqiptare të Basketbollit të akorduar nga  akorduar nga buxheti i shetit, – ka sqaruar Llazani. – Por FSHB-ja nuk mund të pranojë që Kombëtarja të trajtohet si çështje komerciale, pasi nuk është kurrsesi e tillë, por është çështje e përfaqësimit të vendit, sepse ajo përfaqëson flamurin, ngjyrat dhe himnin kombëtar.”

“Për këtë arsye, e gjejmë të pavend imponimin e kësaj pagese për ekipin kombëtar dhe të turpshme mbylljen e dyerve për ekipin kombëtar, një veprim i paprecedent që ka ardhur në fakt pas disa tentativave të mëparshme të ngjashme”, – vijon komunikata. Në përfundim, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, ka bërë thirrje për reflektim. “Theksojmë se në asnjë vend të botës, ekipi kombëtar i basketbollit nuk paguan për stërvitjet e tij dhe kjo e bën ngjarjen e së enjtes pasdite të pa precedent dhe të  turpshme”, – ka thënë ai.

“Për më tepër, është e pamendueshme që, një sallë sportive që u përurua pikërisht me një ndeshje basketbolli, e për më tepër me një ndeshje që përçoi idenë e unitetit mbarëkombëtar, pasi veteranët e Shqipërisë u përballën me ata të Kosovës, e për më tepër një sallë sportive që mban emrin e njërit prej “baballarëve” të basketbollit shqiptar si Feti Borova, t’i mbyllë dyert ekipit kombëtar të basketbollit. Besoj se këto fakte flasin më shumë se gjithçka dhe ne bëjmë thirrje për reflektim!”, – përfundon komunikata për shtyp e Federatës Shqiptare të Basketbollit, e lexuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Korab Llazani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh