Gjergj Vyshka 04.10.2016 11:35
Si për meshkuj në Superligë, ashtu dhe për djem në Kategorinë e Parë do të jenë dy faza, ndërsa në fakt një fazë ka dy të tilla brenda. Dhe në fund të paktën për Superligën e meshkujve katër ekipet e para do të bëjnë “play-off” për titull me formulën 1-4 dhe 2-3.
E më pas finalja me tre ndeshje të fituara shpall “kampionin”. Për t’u evidentuar është fakti se skuadra e 6-të bie direkt në Kategorinë e Parë e zëvendësohet nga e para e Kategorisë së Parë.
Kurse e pesta e Superligës së meshkujve luan “play-out” me të dytën e Kategorisë së Parë me dy ndeshje të fituara. Tek femrat është hequr faza e tretë, e cila luhej mbi bazën e renditjes në dy fazat e para.
Ashtu sikurse në Superligë dhe këtu katër ekipet e para bëjnë fazën finale për titull dhe kampionia shpallet pas tre ndeshjeve të fituara. Ky është kampionati i basketbollit shqiptar.