Basketboll – Femra / Zykaj: 79 pikët e mira, një paralajmërim për rivalët

Share Button

AlbanianSport.com 20.02.2017 15:45

ASNN – Basketbollistja Elektra Zykaj ka vendosur të shtunën një rekord të veçantë, pasi ka shënuar plot 79 pikë në një ndeshje. Zykaj ka shënuar 8 herë nga gjuajtjet për 3 pikë, si dhe 27 herë nga gjuajtjet për 2 pikë, në fitoren 121-74 që Flamurtari arriti ndaj Apolonisë.

“U gëzohem jo vetëm pikëve të mia, por dhe të skuadrës, ndërsa do të jemi deri në fund rival të fortë për titull “kampion” edhe këtë sezon”, – ka thënë basketbollistja vlonjate. Pra, 79 pikë në një ndeshje të vetme. Kjo është Elektra Zykaj, e cila e vetme ka mundur Apoloninë dje në Vlorë, ndërsa është një rekord më vete për basketbollin shqiptar.

Një rekord që ndoshta do të duhet shumë kohë për t’u thyer, kurse Zykaj, në intervistën e saj për “Sport Ekspres”, pranon që ndihet e emocionuar për një rekord të tillë. Dhe për këtë ka falënderuar skuadrën, e cila e ka ndihmuar në realizimin e këtyre pikëve, sepse janë 8 trepikësha, që bëjnë 24 pikë, dhe gati 27 dypikësha për të shkuar në total në 79 pikë në lojë.

Ja dhe intervista e saj për “Sport Ekspres”, që AlbanianSport.com jua sjell këtu.

 

– Zykaj 79 pikë të shënuara në një ndeshje, një rekord më vete…

– Në fakt ndihem pak e emocionuar që kam arritur të shënoj kaq shumë pikë dhe të regjistroj një shifër të tillë për basketbollin e femrave në Shqipëri. Por dua të falënderoj të gjithë shoqet e ekipit që më ndihmuan, sepse ishte loja e skuadrës e cila më çoi në këtë shifër të pazakontë për basketbollin e femrave. Në fakt është një ndeshje e veçantë, të cilën kur e rikujton më bën të ndihem mirë dhe e vlerësuar. Mbi të gjitha, emocionuar që kam shënuar 79 pikë

 

– Duket sikur ndeshja ka qenë Zykaj-Apolonia, e jo Flamurtari-Apolonia siç ishte në kalendar…

– Edhe shoqet e skuadrës pas ndeshjes të njëjtën gjë më thanë që ka fituar Zykaj përballë Apolonisë. Por, padyshim që ishte rrjedhë e lojës dhe të shënosh 121 pikë si skuadër në një ndeshje nuk është pak. Edhe kur nuk kam luajtur kam parë që skuadra dhe kundërshtari kanë zhvilluar një lojë shumë të mirë. Ky është një rekord më vete dhe mbetet i tillë. Ndoshta në të ardhmen do të dalë dikush që të shënojë më tepër. Megjithatë e pranoj se më vjen mirë dhe shpresoj të qëndrojë sa më gjatë si shifër në kujtesë.

 

– Do të kemi ndonjë shifër tjetër më të madhe më vonë?

– Nuk e di, të shohim. Rekordet prandaj janë bërë për t’u thyer. Unë jam e kënaqur që kam shënuar kaq shumë pikë në një ndeshje të vetme. Rekorde të tjera? Nuk e di, të shohim në vazhdimësi. E rëndësishme mbetet që skuadra të fitojë dhe të arrijë qëllimet, sepse edhe rekordet vlejnë për objektivat.

 

– Si e shihni sivjet luftën për titull “kampion”?

– Si zakonisht, në luftë për titull “kampion” kanë qenë gjithnjë dy apo tri skuadra, të cilat kanë luftuar deri në fund. Këtë vit rritet vështirësia, sepse ne jemi në vendin e tretë, ndërsa skuadrat e tjera janë përforcuar. Por shpresoj se ky shifra ime mbresëlënëse me 79 pikë të shënuara në një ndeshje të jetë një ogur i mirë për të fituar titullin “kampion” përsëri në këtë sezon.

 

– Tri skuadra do të luftojnë deri në fund për titull?

– Po padyshim, ne jemi në një pozicion në renditje jo siç jemi mësuar vitet e kaluara. Por kjo nuk ka asnjë lloj rëndësie. Flamurtari është një skuadër që ka treguar se di të fitojë dhe në fushat kundërshtare dhe këtë do ta tregojmë edhe në këtë sezon. Ka akoma ndeshje përpara dhe me skuadrat rivale për titull kemi ende për të luajtur. Si me Tiranën, ashtu dhe me Goga Basket. Rivalët janë përforcuar, por kjo nuk na frikëson. Përkundrazi na motivon më shumë. Sot i gëzohem rekordit të shënuar, por dhe pikëve të skuadrës. Sepse ky është një sinjal për rivalët, apo jo?!

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh