Gjergj Vyshka 08.11.2016 10:05
Xhelal Kalaja është trajneri i ri i kombëtares së femrave. Ky ka qenë vendimi më i fundit i Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Basketbollit, ashtu sikurse është vendosur që në Durrës, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, të luhen finalet e Kupës së Shqipërisë për meshkuj më 27 dhe 28 nëntor 2016.
Mirëpo edhe pse këto pëshpëriten nga të tjerë, për çudi të faktit vendimet e Komitetit Drejtues, si rrallëherë, nuk janë bërë të ditur për mediet. Kalaja do të ketë për ndihmëse Mirza Alibegajn dhe Elvira Xhyrën e që nga 14 nëntori do të nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit Elimiantore të Evropianit.
Më 19 nëntor në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Shqipëria do të përballet me Malin e Zi, kurse më 23 nëntor, po në impiantin më të rëndësishëm të shumësportëshit në vend, do të përballet me Britaninë e Madhe. Deri më tani kombëtarja e femrave është mundur 38-121 dhe 40-86 me Italinë, 39-99 me Malin e Zi, 36-122 me Britaninë e Madhe.
Kështu, Kalaja zëvendëson Erdal Borovën…