AlbanianSport.com 19/04/2018 15:30
ASNN – Apolonia është mposhtur edhe në ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë 56-75. Ashtu si në ndeshjen e parë të “play out”-it midis dy niveleve të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, atje ku Vllaznia ka fituar në Shkodër 83-49, edhe në këtë takim vajzat kuqeblu kanë qenë superiore.
Në pjesën e parë, Apolonia ka qenë pothuajse inezikstente në fushë duke shënuar vetëm 6 pikë. Që nga fillimi i këtij takimi, shkodranet kanë luajtur me 18-vjecare, me përjashtim të vetëm dy lojtareve. Në pjesën e dytë Apolonia duket se është zgjuar, por përsëri Vllaznia ka arritur të shënojë më shumë.
Edhe aktivizimi i trajneres Elsa Goga, tanimë 52 vjeç, si lojtare i ka dhënë një shtysë mjaft të mirë ekipit. Në pjesën e 3-të Vllaznia vazhdon të ruajë ritmin e saj të lojës, ndërsa nga ana tjetër Apolonia vazhdon të përpiqet për të rivalizuar. Në pjesën e fundit Apolonia ka arritur të zhbllokohet dhe ka mposhtur 19-9 skuadrën vendase.
Por Vllaznisë i buzëqesh fitorja, 75-69. Dhe për rrjedhojë Apolonia dhe vitin e ardhshëm do të jetë në grupin B të femrave.
Apolonia – Vllaznia 56-75 (0-2)
(6-18,18-23,13-25,19-9)
Apolonia: Begaj, Demiraj, Fekollari, Gjata, Iljazaj, Kasaj, Lame, Sota, Tahiraj, Veliaj, Zaka. Trajnere: E. Goga
Vllaznia: Basha, Mustafa, Dashja, Sinani, Lugaj, Kraja, Verri. Trajnere: R. Rasha
Gjyqtarë: O. Kasmi, A. Bejko (Tiranë)