Vllaznia në basketboll për femra e ka mundur Skënderbeun e Korçës, ku ka tërhequr vëmendjen Ingrid Dashja me një superformë në takimin e djeshëm, që është luajtur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Shtatlartja e talentuar shkodrane ka qënë pa dyshim më e mira, jo vetëm e Vllaznisë, por edhe e krejt ndeshjes me 28 pikët e shënuara në këtë përballje.
Pikë këto që padyshim që kontribuuan edhe në fitoren e Vllaznisë, e cila, ndonëse disi me luhatje të ecurisë së lojës, në momentet e fundit arriti të shfaqej më e saktë në veprimet e saj, duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e ngushtë 67-64. Çastet më të mira të Vllaznisë kanë qenë ato të pjesës së parë, kur në sajë të një lojë më të organizuar në mbrojtje dhe saktësisë në gjuajtje për 2 dhe 3 pikë arriti të shkëputej duke e fituar 14-8.
Por, çuditërisht, lëshon në lojë për fraksionin e dytë duke i dhënë mundësi mikeshave nga Korça të fitojnë me të njëjtën diference pikësh, 6 të tillë, 18-24. Dhe gjysma e parë është mbyllur në barazim 32-32. Gjysma e dytë ka të njëjtën pamje si ajo e së parës. Pjesën e tretë e fiton Vllaznia me shifrat 18-13 dhe thellon në 50-45, ndërsa e fundit është për Skënderbeun, 17-19, por, në total, 67-64 për Vllazninë.
Vllaznia – Skënderbeu 67-64
(14-8, 18-24, 18-13, 17-19)
Vllaznia: Mustafa, I. Dashja, Basha, Berrania, A. Dashja / Çoçja. Trajner: R. Rasha
Skënderbeu: Pllumbi, Haris, Toska, Llazari, Gjika / Hysenllari, Shallo. Trajner: Rigerta Gjika
Gjyqtarë: E. Allaraj, V. Prapa (Tiranë)
Kampionatit Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 6-të
(2-3 dhjetor 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Apolonia 47-88
Të shtunën:
Elbasani – Studenti 61-79
Vllaznia – Skënderbeu 67-64
Goga Basket – Tirana 56-59
Flamurtari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 5 5 0 358-279 10
- Flamurtari 5 5 0 370-292 10
- Goga Basket 5 4 1 424-269 9
- Vllaznia 6 3 3 397-378 9
- Studenti 5 3 2 310-298 8
- Elbasani 5 2 3 364-346 7
- Apolonia 6 1 5 375-480 7
- Skënderbeu 5 1 4 307-338 6
- Kamza Basket 6 0 6 326-551 6