Me fitoren e thellë të realizuar dje ndaj Skënderbeut, basketbollistet shkodrane, të drejtuara nga trajneri Rajmond Rasha dhe kolegja e tij Afërdita Rakaj, i kanë bërë një nisje shumë pozitive fazës së tretë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra. Ata i kanë mundur korçaret me rezultatin 77-46.
Ndeshja e luajtur në Pallatin e sportit “Qazim Dervishi” kishte vetëm një protagonist, skuadrën kuqeblu, e cila që nga minuta e parë dhe deri në mbyllje të të gjithë takimit ka dominuar në fushën e lojës. Për këtë flasin edhe vetë shifrat e pjesëve të lojës, ku të katra figurojnë me fitore nga basketbollistet shkodrane.
22-14 të parën dhe 20-8 të dytën, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 42-22. Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, skuadra vendase vazhdon të luajë sërishmi mirë dhe me fitoren edhe të pjesëve të tjera, përkatësisht 16-13, 17-11, e thellon edhe më tepër diferencën duke mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 77-46.
Vllaznia – Skënderbeu 77-46
(22-14, 20-8, 16-13, 17-11)
Vllaznia: Dashja, Mustafa, Basha, Çoçja, Berranija / A. Dashja. Trajner R. Rasha
Skënderbeu: Haris, Doja, S. Papa, E. Papa, Gjuta / Pëllumbi, Toska. Trajner E. Papa
Gjyqtarë: Y. Harasani (Tiranë), M. Kasëmi (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 15-të
(19 mars 2016)
Flamurtari – Elbasani 92-87
Goga Basket – Kamza Basket 90-51
Tirana – Studenti 91-69
Vllaznia – Skënderbeu 77-46
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 15 15 0 1163-917 30
- Goga Basket 15 11 4 1207-960 26
- Tirana 15 10 5 1099-1001 25
- Vllaznia 15 9 6 1052-980 24
- Skënderbeu 15 6 9 975-1063 21
- Studenti 15 5 10 856-1026 20
- Kamza Basket 15 4 11 786-927 19
- Elbasani 15 0 14 874-1138 15