Basketboll – Femra / Vllaznia, skuadër grupi, ia del edhe me Studentin

Share Button

Basketboll-Femra-Vllaznia-ekip-2015

Gjergj Vyshka 09.04.2016 13:25

Vllaznia e basketbollit të femrave ka konfirmuar edhe një herë se është një skuadër grupi. Me vetëm shtatë lojtare titullare, por dhe Krajën e re, skuadra e Rajmond Rashjes ka konfirmuar se jo vetëm që është me meritë në vendin e tretë në renditje, por se është në gjendje që sot në basketbollin e femrave t’i bëjë “gjëmën” kujtdo. Dje e pësoi Studenti që, për hir të së vërtetës, e ka pasur të vështirë të çajë në mbrojtjen zonale të shkodraneve, të cilat shumë të vëmendshme në jo pak raste ia kanë hequr topin nga duart Lalajt apo dhe Çomollarit, por dhe vajzave të tjera të trajneres Fiorentina Mitkut.

Të cilat, për hir të së vërtetës duhet pranuar se me përjashtim të pjesës së parë, e kanë pasur të vështirë të rivalizojnë me Vllazninë. Në pjesën e parë, Metani me 3 tripikësha radhazi është e rrezikshme dhe në një ekuilibër të plotë, atje ku herë njëra skuadër e herë tjetra dalin në epërsi, 18-18 është mbyllur ky 10-minutësh. Vllaznia demonstron që nuk ka “snajper” vetëm Berraninë, por të tilla janë edhe Ingrid Dashja, Basha e Mustafa, pa harruar këtu dhe Çoçjen. E, për rrjedhojë, duke fituar pjesën e dytë 11-14, Vllaznia në pushim është në një epërsi prej 3 pikësh diferencë, 29-32.

Shkëputja totale e Vllaznisë ka ardhur në pjesën e tretë, ndërsa me një epërsi të pjesshëm 6-0 është në 8 pikë epërsi, 29-38. Vijon loja e mirë e Vllaznisë, ndërsa fiton pjesën e tretë 14-23 dhe thellon në 43-55. Duke parë pamundësinë për të ngushtuar, Mitku vendos të ulë në stol Lalajn, Metanin dhe Halilin. Dhe rreth Çomollarit vendos lojtaret e reja si Halili, Shima, Kici e Jani. 15-22 për Vllazninë dhe me një rezultat total 58-77 shkodranet çimentojnë edhe për këtë javë vendin e tretë, ndërsa kështu marrin fitoren e tyre të dytë radhazi.

Studenti pa Memën vijon të tregojë luhatje, ndërsa duket se pret fundin e sezonit për të qenë një tjetër skuadër në sezonin 2016-2017.

 

Studenti – Vllaznia              58-77

(18-18, 11-14, 14-23, 15-22)

Studenti: Lalaj (15), Çomollari (15), Metani (19), Halili (2), Naçollari (2) / Shima (6), Kici, Jani. Trajnere: F. Mitku

Vllaznia: I. Dashja (18), Çoçja (2), Berranija (27), Basha (18), Mustafa (12) / A. Dashja, Kraja. Trajner: R. Rashja

Gjyqtarë: A. Dulçe, Y. Harasani (Tiranë)

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Java e 18-të

(29 mars & 8-9 prill 2016)

 

Të martën:

Skënderbeu – Flamurtari               60-73

 

Të premten:

Studenti – Vllaznia                          58-77

Kamza Basket – Tirana                   54-67

 

Të shtunën:

Elbasani – Goga Basket                 ora 18:00

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp          Pikë

  1. Flamurtari                  18        18          0        1392-1108     36
  2. Goga Basket             17        13          4        1397-1106     30
  3. Vllaznia                     18        11          7        1278-1194     29
  4. Tirana                         18        11          7        1309-1261     29
  5. Skënderbeu              18          6        12        1140-1260     24
  6. Studenti                     18          6        12        1032-1233     24
  7. Kamza Basket          18          5        13        939-1100       23
  8. Elbasani                    17          1        16        1091-1280     18

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh