AlbanianSport.com 24/03/2019 15:15
ASNN – Në kategorinë elitare të basketbollit të femrave, java e 17-të, spikati edhe fitorja e Vllaznisë që mundi Elbasanin me rezultatin 80-63. Vajzat shkodrane fituan me diferencë të thellë tre 10-minutëshat e parë dhe në fund u dhanë mundësinë vajzave të reja që të merrnin minutazh në parket dhe Elbasani u bë i gjallë në lojë vetëm në pjesën e fundit, por pa mundur të bëjë surprizën.
Kështu, Vllaznia regjistroi këto shifra në lojë: 25-13, 25-14, 20-12 dhe 10-24. Kjo fitore konsolidon Vllazninë në top-4, duke bërë që shkodranet të kenë një mundësi për vazhdimësinë në “play-off”. Nagtyrisht, potenciali i Vllaznisë nuk është në atë lartësi që mund të bëjë surprizën e madhe, pasi dy Tiranan dhe Flamurtari kanë realisht më shumë cilësi dhe këtë e kanë treguar në ndeshjet direkte me skuadrën shkodrane.
Sidoqoftë, një shpresë ekziston dhe Vllaznia do të tentojë të bëjë më të mirën e saj. Pas ndeshjes të së shtunës, Vllaznia qëndron në vend të 4-t me 26 pikë, 3 pikë më pak se SHBF Tirana dhe Flamurtari që mbajnë vendin e dytë dhe të 3-të. Ndërkohë, Elbasani vijon të regjistrojë vetëm humbje, me 17 humbje në 17 ndeshje dhe zbritja një kategori më poshtë për sezonin tjetër është tashmë e pashmangshme.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Të enjten, 21 mars 2019:
SHKBF Tirana – Studenti 94-52
(22-8, 22-13, 31-11, 19-20)
Të shtunën, 23 mars 2019:
Flamurtari – SHBF Tirana 61-53
(16-9, 20-19, 10-15, 15-10)
Vllaznia – Elbasani 80-63
(25-13, 25-14, 20-12, 10-24)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- SHKBF Tirana 17 15 2 32
- SHBF Tirana 17 12 5 29
- Flamurtari 17 12 5 29
- Vllaznia 17 9 8 26
- Studenti 17 3 14 20
- Elbasani 17 0 17 17